Në Xhaminë e Madhe në Gjilan u mbajt Mevludi tradicional kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s.

0
215

Mevludin tradicional kushtuar Muhamedit a.s. në Gjilan u fillua me këndimin e pjesëve kuranore nga Hafëz Fidan ef. Xhelili, dhe pastaj me një fjalë rasti kryetari i Këshillit të Bashkësisë islame të Gjilanit Naim ef. Aliu përshëndeti të pranishmit, dhe foli për rëndësinë dhe traditën e mbajtjes-këndimit të mevludit në këto anë. Tani e disa vite është bërë traditë këndimi i mevludit në trojet tona si në mënyrë të organizuar në nivel të bashkësive fetare islame si dhe në mënyra individuale-nëpër shtëpi të myslimanëve.

Naim efendiu theksoi edhe një historik të shkurtër të këndimit të mevludit tek ne.
Ndërsa për historikun e Mevludit, këndimin e tij ndër shekuj si dhe mbi festimin e Mevludit si novatorizëm i pranueshëm foli Qazim Qazimi, i cili duke folur për shëmbëlltyrën e Muhamedit a.s. potencoi faktin se Muhamedi a.s. përmendet që nga libri i shenjtë Tevrati. Festimi i Mevludit nuk ka ndodhur në kohën e Muhamedit a.s..Mirëpo njerëzit-besimtarët ndaj dashurisë që kishin për Te, filluan të thurrin vargje, të këndonit ato nëpër vende e tubime shokësh. Mevludin i pari e aplikoi halifi Fatimij …në Egjipt në muajin Rebiu El –evvel të vitit 362 hixhrij. Pas tij Mevludi filloi të këndohet në fund të shek. VI dhe në Fillim të shek. VII në shtetet arabe. Ndërsa tek turqit prej mevludeve më të njohura përmendet ai që është i përpiluar nga Sulejman Çelebiu në fillim të shek. të XV(1409).

Tek ne shqiptarët para se të këndohet Mevludi, me shkrimet e tyre, poezi, kaside, ilahi për Muhamedin a.s. kanë shkruar shkrimtarët bejtegji si : Muamed Çami, Hasan Zuko Kamberi e të tjerë.Mevlud i par i përshtatur në gjuhen shqipe është ai i përpiluar nga Hafiz Ali Ulqinakut më 1873.Të njëjtin Mevlud e adaptoi dhe botoi në vitin 1907 Tahir ef. Popova.

Mevludi dhe festimi i tij është novatorizëm,por është i pranuar,konstatim ky që ka mbështetjen edhe tek thënia e pejgamberit a.s.se: “Ummeti (komuniteti) im nuk unifikohet për diçka që nuk i shpie në humbje” apo edhe thënia e Ibni Mesudit e mbështetë një gjë të tillë: “Atë që myslimanët e shohin se është vepër e mirë,që duhet të bëhet edhe Allahu xh. sh. e konsideron si të mirë. Atë që myslimanët e shohin si të keqe e të mos veprohet edhe Allahu xh.sh. e konsiderohet si të keqe…” theksoi ndër të tjera Qazim Qazimi në fjalën e tij në Tubimin tradicional të Mevludit në Xhaminë e Madhe në Gjilan. Mevludin tradicional kushtuar Ditëlindjes së Muhamedit a.s. e kënduan hoxhallarët e këtushëm, ndërsa duanë e aminit e bëri Mulla Mustafë Hajdari.

LEAVE A REPLY