Mësimdhënësit medresesë “Alaudin “ vizituan xhamitë e Gjilanit

Bashkësia Islame e Kosovës, sot ka dërguar mësimdhënësit e medresesë “Alaudin” të Prishtinës për t’i vizituar xhamitë e komunës së Gjilanit.

“Sot patëm nderin ti kemi për vizitë ekipin e BIK-ut i përbërë prej shtatë profesorëve të Medresesë “Alaudin” të Prishtinë në kohën e namazit të xhumasë. Profesorët e dërguar nga Bashkësia Islame e Kosovës në xhamitë e komunës duke përcjell mesazhet e urimit e myftiut të Kosovës Naim efe. Tërnava, mbajtën ligjërata  kushtuar vlerave të agjërimit të Ramazanit, kujdesit për mbajtjen e jetës fetare në vendin tonë duke u kujdesur në mirëmbajtjen e medreseve dhe fakultetit të studimeve islame me kontributin tonë duke dhënë zeqatin dhe sadakatul fitrin, falën namazin e Xhumasë dhe  hytbën e Xhumasë rreth kujdesit për mbajtjen e jetës fetare në vendin tonë duke u kujdesur në mirëmbajtjen e Medreseve dhe fakultetit të Studimeve Islame me kontributin tonë duke dhënë zeqatin dhe sadakatul fitrin, thuhet në informatën e Këshillit të Bashkësisë Islame  të Gjilanit.

Me këtë mësimdhënësit ishin shpërndarë nëpër këto xhami:

Në xhaminë e Madhe ishte profesori i Medresesë “Alaudin” së Prishtinë Samir ef Ahmeti djali i profesorit të ndjerëë Bajrush ef Ahmetit.

Ndërsa në xhaminë “Atik” prof. Rexhep ef Suma. Në xhaminë Qarkore prof. Driton ef Arifi.

Në xhaminë e Zabelit ishte prof. Ekrem Maqedonci.

Në xhaminë e Malishevës ulët ishte prof. Muharrem Stublla,

Në xhaminë e Dheut të bardhë ishte prof. Remzi Nura.

Në xhaminë e Balecit ishte prof.. Shkelzen Hoxha.

/Admin/

LEAVE A REPLY