Këshilli i Bashkësisë Islame në prag të Bajramit të Fitrit ndihmon 245 familje në nevojë

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” sot ka përfunduar aksionin “Sofra e Ramazanit”, duke i dalë në ndihmë 245 familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit.
Përfituesit kryesorë në këtë ditë të fundit të Ramazanit ishin familjet me jetimë të regjistruar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe familjet me gjendje të rënduar sociale. Shumica e këtyre familjeve u ndihmuan me pako ushqimore, që përbëheshin nga gjërat më elementare për sofrën e bajramit, si: miell, vaj, sheqer, kripë, makarona etj.
Agim Hyseni, koordinatori i ShHB “Bereqeti” – dega në Gjilan, në ditën e fundit të Ramazanit ka falënderuar të gjithë ata donatorë në vend të cilët kanë mbajtur gjallë aktivitetet e shoqatës “Bereqeti” gjatë tërë muajit. Falenderim i veçantë shkon për Muhamed Ismajlin , shoqatën “Urtësia” në Zvicër, ETC – ELKOS, Flexgraf, Fluidi, shoqatën “Istanbul” etj .
Gjithashtu, një falenderim shumë i përzemërt i kushtohet punëtorëve teknikë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, si Adem Osmani, Ruzhdi Haxhi, Enis Hyseni, Fisnik Maloku, Asad Thaqi etj., të cilët gjatë tërë muajit kanë kryer të gjitha punët rreth ndarjes së ndihmave në baza vullnetare.

Agim Hyseni
01.05.2022

LEAVE A REPLY