Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në sofrën e iftarit sot kishte grupet e mësim besimit të gjinisë femërore

Të pranishmet me një fjalim rasti i përshëndeti Merita Boroci e cila përcolli urimet dhe duatë e kryetarit të KBI-së Z. Naim efendi Aliut, që ky adhurim të realizohet në formën më të mirë të mundshme. Po ashtu Merita foli edhe për rëndësinë dhe dobinë e mësim besimit për gjininë femërore.

Për tu pasuar nga një ligjëratë nga mualimja Fatmire Qazimi e cila inkurajoi gratë për përkushtim më të madh në ibadete duke i kushtuar rëndësi vlerës së Duasë për gjatë këtij muaji.

LEAVE A REPLY