Këshilli i Bashkësisë Islame i dhuroi Biblotekës së qytetit 110 tituj

0
211

Këshilli i Bashkësisë Islame i dhuroi Biblotekës së qytetit 110 tituj me 452 ekzemplarë
Zyrtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan në krye me kryetarin Naim Aliu vizituan
Biblotekën e qytetit "Fan S.Noli" ku u mirëpritën nga drejtori Qazim Azizi dhe stafi i tij.
Arsyeja e vizitës ishte dorëzimi i një fondi të konsiderueshëm të librave të botuara nga Kryesia e
Bashkësisë Islame e Kosovës. U dhuruan 110 libra , revista dhe periodiku i botuar nga BIK ,
gjithësej 452 ekzemplarë. Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan gjithashtu u premtoi se në të
ardhmen për çdo botim të Bashkësisë Islame, biblotekës së qytetit do ti dhurohën nga 5
ekzemlarë.
Drejtori i Biblotekës Qazim Azizi ishte shumë falenderues duke thënë se biblotekës së qytetit iu
shtua edhe një kend i librave të cilës i ka munguar deri më sot.

 

LEAVE A REPLY