KBI në Gjilan organizoi iftar për xhematin e komunës së Gjilanit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në krye me Naim efendi Aliun, organizoi iftar për përfaqësuesit e xhemateve të xhamive të komunës në Restorantin “ Paris”.

 Me këtë rast kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan falënderoi pjesëmarrësit dhe foli rreth vlerave të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Përveç tjerash kryetari Aliu, falënderoi xhematin për kontributin e dhënë jetës fetare, mirëmbajtjen e xhamive dhe institucioneve tjera fetare në Kosovë.

Në fjalën e tij, Efendi Aliu, me theks të veçantë foli për rëndësinë që ka dhënia e Zekatit dhe Sadakatul Fitrit për funksionimin e institucioneve fetare të lartpërmendura.

 Për nderë të iftarit të shtruar, shije të veçantë i dha prezentimi i korit të KBI, me disa Ilahi.

Në shenjë respekti për Këshillin e Bashkësisë Islame, të komunës së Gjilanit dhe besimtarëve, iftari për mbi 300 pjesëmarrës donacion i Restorantit “ Paris” me pronar Hajrush Azemi.

/Admin/

LEAVE A REPLY