Përgjegjësi për çështje fetare në kampin Bondsteel, Chaplain Canionero vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan


Përgjegjësi për çështje fetare Chaplain Canionero  i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.

Kryetari Aliu e njohu  me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilanit. Ai ndër tjerash e njoftoi për aktivitetet e KBI- së derisa pjesë shumë me rëndësi është bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivojmë në vazhdimsi.

Chaplin Canionervo e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje për  Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan në projekte të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe në ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare në vend.

Në fund të takimit kryetari Aliu i dhuroi musafirit një Kur’an të përkthyer në gjuhën angleze si dhe një revistë të botuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila dëshmon për trashigimin kulturore me objekte fetare  islame në Kosovë.


LEAVE A REPLY